Ismet Sinani zgjidhet kryetar i degës Haraçinë-PDSH
- Në vazhdën e aktiviteteve për organizimin dhe konsolidimin e degëve, Partia Demokratike Shqiptare mbajti Kuvendin Zgjedhor të Degës në Haraçinë.
- Post By Besnik Shuki
- 12:46, 15 shkurt, 2026
Shkup, 15 shkurt 2026
Në vazhdën e aktiviteteve për organizimin dhe konsolidimin e degëve, Partia Demokratike Shqiptare mbajti Kuvendin Zgjedhor të Degës në Haraçinë.
Me votë unanime, kuvendarët për kryetar të Degës në Haraçinë zgjodhën z. Ismet Sinani. Gjithashtu, në kuadër të këtij kuvendi u zgjodh edhe kryesia e re e degës, e cila do të punojë në koordinim të plotë për realizimin e objektivave programore dhe organizative.
Kuvendin e përshëndeti edhe kryetari i partisë, z.Menduh Thaçi, i cili theksoi rëndësinë e unitetit, disiplinës organizative dhe mobilizimit të strukturave për sfidat politike që e presin partinë në periudhën e ardhshme.
Ky kuvend shënon një hap të rëndësishëm në fuqizimin dhe riorganizimin e strukturave të PDSH-së në Haraçinë.
Partia Demokratike Shqiptare
______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.
Foto: PDSH