Arkivi shtetëror shënon 75 vjetorin, Bogeski: Në epokën e dokumenteve elektronike, jemi të përkushtuar në digjitalizimin dhe trajnimin e stafit të IT
- "Shtyllë e shtetit të Maqedonisë, momorie kolektive" është motoja, me të cilën Arkivi shtetëror i Republikës së Maqedonisë së veriutr sot solmenisht shënon 75 vjetorin e themelimit në vitin 1951, me dekret të Qeverisë së atëhershme. Pas shtatë dekada e gjysmë ekzistencë të institucioneve është digjitalzimi i dokumenteve. rejtori i Arkivit, Dimitar Bogeski deklaroi se janë duke u bërë analiza sa sa do t'i kushtonet digjitalizimi, jo vetëm në Arkivin shtetëror por edhe të nëntë departamenteve rajonale në përbërje të tij.
- Post By Melahat Baftija
- 15:03, 1 prill, 2026
Shkup, 1 prill 2026 (MIA) - "Shtyllë e shtetit të Maqedonisë, momorie kolektive" është motoja, me të cilën Arkivi shtetëror i Republikës së Maqedonisë së veriutr sot solmenisht shënon 75 vjetorin e themelimit në vitin 1951, me dekret të Qeverisë së atëhershme. Pas shtatë dekada e gjysmë ekzistencë të institucioneve është digjitalzimi i dokumenteve. rejtori i Arkivit, Dimitar Bogeski deklaroi se janë duke u bërë analiza sa sa do t'i kushtonet digjitalizimi, jo vetëm në Arkivin shtetëror por edhe të nëntë departamenteve rajonale në përbërje të tij.
Kanë pilot-projekt nga Qeveria e Sllovenisë për sistem informativ gjegjësoisht softuer, në të cilin materialin e digjitalizuar tha do ta bashkangjisin dhe do të jetë i aksesueshëm për opinionin shkencor dhe për qytetarët e interesuar. Duke pasur parasysh se e ardhmja është në dokumentet elektronike Bogeski njoftoi se do të përpunonjë një plan për kushtet teknike që duhet t'i krijojnë për Arkivin për njëqind vitet e ardhshme dhe planin do ta prezantojnë para Qeverisë.
"Po vjen epoka e dokumenteve elektronike, të cilat do të duhet të ruhen diku. Sistemet e informacionit duhet të vendosen - qofshin ato në re (cloud) apo në servera dhe pastaj këto sisteme duhet të mbrohen nga sulmet kibernetike. Ne duhet ta bëjmë këtë gjatë kësaj periudhe. Na mungon personeli, veçanërisht në teknologjinë e informacionit, por po menaxhojmë, po dërgojmë njerëz për trajnim. Duke filluar nga shtatori, Arkivi shtetëror do të ofrojë fonde për zhvillimin e mëtejshëm të njohurive dhe për rikualifikimin e një numri të caktuar punonjësish që nuk kanë njohuritë e duhura", tha Bogeski.
Pas 40 vitesh të kaluara në objektin e vjetër (që nga viti 1969), Arkivi shtetëror është vendosur në një objekt të ri që nga viti 2014, dhe dokumentet në depot e arkivit u dëmtuan atje për shkak të problemit të rrjedhjeve. Bogeski tha se problemet po riparohen dhe se situata tani është përmirësuar shumë.
Ai tha se ata kanë një program kërkimor për të blerë dokumente që lidhen me Maqedoninë që janë në arkivat e vendeve të tjera dhe për t'i sjellë ato këtu, por se procesi është i kushtueshëm.
Sipas drejtorit të Arkivit shtetëror, mund të krenohemi me dokumente të vjetra dhe të rralla dhe me ruajtjen e tyre adekuate. Dokumenti më i vjetor është Ungjilli i Lukës të shekullit 12, i gjetur në fondin e familjes Robevci së Ohrit nga shekulli 19-të. Jashtëzakonisht të rëndësishme janë, siç tha dokumentet e periudhës otomane.
"Në depotë tona kemi dokumente që as vetë Perandoria Otomane nuk i ka pasur, si për shembull Kadillëku i Manastirit, i cili në periudhën nga viti 1629 deri në vitin 1912 në vazhdimësi ndodhet këtu në Maqedoni, ndërsa nuk e ka pasur Perandoria, kështu që në bazë të memorandumit për bashkëpunim ishin këtu (hulumtues nga Turqia), i kanë digjitalizuar dhe tani i posedojnë, por në formë digjitale. Ajo për të cilën ne mund të krenohemi është se origjinalet ndodhen tek në Arkivin shtetëror. Dhe jo vetëm kjo - gjithë kontinuiteti i shtetësisë së Maqedonisë, dokimentet kryesore ndodhen në Arkivin shtetëror dhe për këtë sot motoja jonë është "Shtylklë e shtetit të Maqedonisë", deklaroi Bogeski.
Në pajtim me memorandumin, Arkivi shtetëror me Turqinë bashkëpunon edhe për hulumtim të arkivave në atë vend nga periudha osmane e ndërlidhur me Maqedoninë.

Në ngjarjen me rastin e jubileut janë ndarë mirënjohje për mbështetësit dhe miqtë e Arkivit shtetëror. mb/
Foto: MIA