Aplikimi për subvencionim të racionit të studentëve nga sot deri më 5 prill
- Ministria e Arsimit dhe Shkencës i informon studentët se afati për aplikim për të drejtën e subvencionimit të racionit për studentë për vitin akademik 2025/2026 është prej sot deri më 5 prill 2026.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 14:55, 1 prill, 2026
Shkup, 1 prill 2026 (MIA) - Ministria e Arsimit dhe Shkencës i informon studentët se afati për aplikim për të drejtën e subvencionimit të racionit për studentë për vitin akademik 2025/2026 është prej sot deri më 5 prill 2026.
Të drejtën për subvencionimin e racionit për studentë mund ta përdorin të gjithë studentët e rregullt të studimeve deridiplomike që kanë të ardhura mujore më të ulëta se paga minimale neto, si dhe studentët e regjistruar në studime pasdiplomike dhe në studime të integruara në universitetet publike dhe private në shtet.
"Studentët të cilët i plotësojnë kushtet dhe nuk kanë aplikuar deri më tani, mund të dorëzojnë aplikimin në formë elektronike përmes portalit: https://e-uslugi.mon.gov.mk", theksohet në publikimin e MASh-it, ku janë nënvizuar kushtet dhe kriteret për realizimin e të drejtës për sobvencionimin e racionit studentor.
Për mbështetje gjatë aplikimit, kontaktoni përmes postës elektronike: subvencioniran.obrok@mon.gov.mk
Studentët të cilëve u është ndërprerë e drejta e racionit të subvencionuar ndërsa konsiderojnë se i plotësojnë kushtet, mund të aplikojnë përsëri. Ky afat është gjithashtu i hapur për studentët të cilët nuk kanë aplikuar në afatet aktive të mëparshme" shton "MASh-i në njoftim.
Foto: Arkivi i MIA-s