Takim Sali - Hricova: Thellim i bashkëpunimit në kuadër të Agjendës së Reformave
- Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për çështje evropiane, Bekim Sali, zhvilloi takim me ambasadoren e Republikës së Sllovakisë në Maqedoninë e Veriut, Iveta Hricova, ku u konfirmua bashkëpunimi shumë i mirë bilateral dhe mbështetja e vazhdueshme e Sllovakisë për procesin e integrimit evropian të vendit.
- Post By Melahat Baftija
- 15:15, 1 prill, 2026
Shkup, 1 prill 2026 (MIA) - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për çështje evropiane, Bekim Sali, zhvilloi takim me ambasadoren e Republikës së Sllovakisë në Maqedoninë e Veriut, Iveta Hricova, ku u konfirmua bashkëpunimi shumë i mirë bilateral dhe mbështetja e vazhdueshme e Sllovakisë për procesin e integrimit evropian të vendit.
Në takim u theksua rëndësia e Agjendës së Reformave (2024–2027), si kornizë kyçe për zbatimin e reformave dhe shfrytëzimin e mundësive nga Plani i Rritjes i BE-së.
"Palët diskutuan për zgjerimin e bashkëpunimit zhvillimor në kuadër të programit SlovakAid, si dhe për përdorimin e instrumenteve si Twinning dhe TAIEX për forcimin e kapaciteteve administrative. Gjithashtu, u potencua rëndësia e shkëmbimit të përvojave në menaxhimin e fondeve të BE-së", theksohet në kumtesë.
Ministri Sali theksoi se Ministra për Çështje Evropiane mbetet e përkushtuar në koordinimin e reformave dhe përmirësimin e zbatimit të tyre, me fokus në rezultate konkrete për qytetarët. mb/
Foto: MÇE