• e hënë, 23 dhjetor 2024

ISHSSH kreu mbikëqyrje në Toksikologji, kontratat e lidhura për punë janë me nënshkrim të një drejtori

ISHSSH kreu mbikëqyrje në Toksikologji, kontratat e lidhura për punë janë me nënshkrim të një drejtori

Shkup, 22 maj 2024 (MIA) - Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor ka kryer kontrollë në Klinikën e Toksikologjisë lidhur me kontratat për punë me çka ka konstatuar se kontratat janë me nënshkrim të vetëm një drejtori. 

"Në bazë të dispozitave ligjore lidhur me nënshkrimin e akteve, drejtori medicinal dhe organizativ kanë kompetencë të përbashkët edhe te nënshkrimi i kontratave për punësim, vendimeve për largim nga puna, furnizime publike, etj. Nëse këto akte janë nënshkruar nga vetëm një drejtor, sipas ligjit për mbrojtje shëndetësore konsiderohen si të panënshkruara, por, ligjvënësi nuk ka paraparë gjobë për këtë çështje", deklaroi sot drejtoresha e ISHSSH-së, Renata Mlladenovska. 

Paralajmëroi se për këtë do ta informojnë ministrin e Shëndetësisë i cili duhet të vendosë më tutje lidhur me vlefshmërinë e kontratave për punë. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR