• e shtunë, 23 nëntor 2024

ISHSSH ka kryer inspektim në sallat kirurgjikale të Qendrës klinike, Mlladenovska shpreson që nesër të rihapen sërish

ISHSSH ka kryer inspektim në sallat kirurgjikale të Qendrës klinike, Mlladenovska shpreson që nesër të rihapen sërish

Shkup, 22 maj 2024 (MIA) - Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor (ISHSSH) dje ka ka kryer inspektim në sallat e kirurgjisë në Qendrën klinike në Shkup, por Inspektorati, siç njoftoi sot drejtoresha Renata Mlladenovksa, nuk është kompetent për të vepruar për këtë çështje, andaj kanë informuar ministrin e Shëndetësisë se sallat janë mbyllur deri në zgjidhjen e problemit.

Mlladenovska shpreson se nesër sallat kirurgjikale të Qendrës Klinike do të rihapen.

"Shpresoj se gjatë ditës së nesërme do të duhet të ketë hapje të sallave kirurgjikale, nëse zbulohet se ku qëndron problemi, gjegjësisht ku është defekti dhe nga ku përhapet era e pakëndshme", deklaroi Mlladenovksa, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se pesë ditë nuk janë bërë operacione në këto salla. 

Ajo theksoi se ka pasur takime me ministrin e Shëndetësisë dhe me drejtorin e bllokut kirurgjikal dhe se ministri ka lëshuar urdhër inspektimi të jashtëzakonshëm.

Nga Ministria e Shëndetësisë dje theksuan se sallat kirurgjikale në Qendrën Klinike përsëri kthehen në përdorim. Siç deklaruan, problemi me ajër të kompresuar është kapërcyer dhe shërbimi është kryer me sukses.

"Asnjë pacient i urgjencës nuk ka mbetur pa kujdes shëndetësor këto dy ditë. Për intervenime urgjente, pacientët drejtohen në Klinikën universitare për sëmundje kirurgjikale 'Shën Naumi i Ohrit' dhe në Spitalin e përgjithshëm të Qytetit '8 Shtatori'", njoftojnë nga Minsitria e Shëndetësisë. qa/bsh/

Foto dhe video: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR