• e mërkurë, 04 dhjetor 2024

Ish komisari Didie Rejnders nën hetim nga autoritetet belge për pastrim parash

Ish komisari Didie Rejnders nën hetim nga autoritetet belge për pastrim parash

Bruksel, 4 dhjetor 2024 (MIA) - Ish eurokomisari, Didie Rejnders është nën hetim për shkak të dyshimit për pastrim parash, njoftuan mediat belge, duke cituar kumtesën e prokurorisë. Shtëpia e Reindersit u bastis dje, dy ditë pasi ai u largua nga Komisioni Evropian.

Thuhet se ish komisari i BE-së është marrë në pyetje nga policia, por nuk mundi të ndalohej pasi ishte nën hetim për krime të mundshme gjatë viteve të tij në KE dhe në qeverinë belge. Sqarohet se në një hetim të tillë duhet të vlejë imuniteti që ai kishte atëherë.

Sipas mediave belge, janë zbuluar aktivitete të dyshimta që mund të kenë çuar në grumbullimin e një shume të konsiderueshme parash.

Rejnders ka qenë eurokomisar për drejtësi për pesë vitet e fundit, ndërsa më parë ka qenë ministër i Financave, Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes pas vitit 1999. Rejnders dy herë u refuzua si kandidat për Sekretar të përgjithshëm të Këshillit të Evropës. qa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR