Hamasi ka kërcënuar se do të "neutralizojë" pengjet nëse Izraeli fillon operacion të shpëtimit
- Anëtarët e Hamasit kanë kërcënuar se do të "neutralizojnë" pengjet që po mbajnë në Rripin e Gazës, nëse Izraeli nis operacion për t'i shpëtuar ata, si ai që ishte realizuar në kampin Nusejrat, në qershor.
- Post By Fami Bajrami
- 17:35, 4 dhjetor, 2024
Gazë, 4 dhjetor 2024 (MIA) - Anëtarët e Hamasit kanë kërcënuar se do të "neutralizojnë" pengjet që po mbajnë në Rripin e Gazës, nëse Izraeli nis operacion për t'i shpëtuar ata, si ai që ishte realizuar në kampin Nusejrat, në qershor.
Në një deklaratë interne të 22 nëntorit, Hamasi u dha urdhër operativëve të mos marrin në konsideratë pasojat e mosrspektimit të këtij urdhri, duke theksuar se Izraeli është përgjegjës për fatin e pengjeve, njoftojnë mediat britanike.
Në kumtesë nuk theksohet se kur Izraeli pritet të nisë operacionin e supozuar.
Hamasi më herët këtë javë publikoi se për gjithsej 14 muaj sa zgjat lufta me Izraelin në Gazë, janë vrarë gjithsej 33 pengje, pa saktësuar kombësinë e tyre.
"Me vazhdimin e luftës suaj të çmendur, ju mund t'i humbni pengjët përgjithmonë. Bëjeni atë që duhet të bëni para se të jetë tepër vonë", theksohet në kumtesën e Hamasit drejtuar Izraelit.
Shkurtë pas kumtesës, Hamasi publikoi gjithashtu një video që tregonte se kur dhe si u vranë pengjët, duke fajësuar kryeministrin izraelit Benjamin Netajyahun për fatin e tyre. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s