Berisha: Rastin me turturën publike ç'njerëzore gjatë arrestimit të Metës do ta dërgojmë në Hagë
- – Lideri i demokratëve shqiptarë dhe ish kryeministër, Sali Berisha, deklaroi se lëndë për arrestimin e ish presidentit Ilir Meta do të dërgojnë në Gjykatën e Hagës.
- Post By Fitore Curri
- 18:16, 4 dhjetor, 2024
Tiranë, 4 dhjetor 2024 (MIA) – Lideri i demokratëve shqiptarë dhe ish kryeministër, Sali Berisha, deklaroi se lëndë për arrestimin e ish presidentit Ilir Meta do të dërgojnë në Gjykatën e Hagës.
Ai, mes tjerash, vlerësoi se procesi i organeve gjyqësore ndaj liderit të Partisë së Lirisë dhe ish shef i shtetit është plotësisht politik.
“I tillë është rasti i kryetarit të Partisë së Lirisë. Ne duhet të përgatisim dosjen për në Hagë sepse është torturë çnjerëzore publike. Ne do punojmë me Partinë e Lirisë të dërgojmë dosjen në Komisionin Antitorturë në Këshillin e Evropës dhe të ndjekim të gjitha instancat në KB dhe kudo”, paralajmëroi ai.
Sipas tij, ka komisione kundër torturës ndërsa “arrestimi i Metës ishte torturë publike, keqtrajtim publik ç‘njerëzor”.
Për këtë, theksoi, rasti në të gjitha instancat “do të prezantohet si rast i ushtrimit të hakmarrjes së torturës publike. Rast i paprecedent”.
Për Berishën nuk ka aspak dyshim se ky është proces plotësisht politik, si edhe ai i deputetit demokrat Salianji.
“Nuk ka dyshim që është krejtësisht proces politik, por tani është bërë botërisht e njohur që ky institucion dhe drejtësia është një armë politike në duart e diktaturës. I tillë është edhe rasti yt, i tillë dhe shumë i rëndë është rasti ndaj Ervin Salianjit, rast të cilin ne do ta paraqesim në të gjitha instancat ndërkombëtare sepse ai është aty vetëm se guxoi të denoncojë mafien, të kryejë detyrën e tij, misionin e tij si deputet”, akuzoi Berisha. fc/
Fotografia: Fejsbuku i Berishës