• e enjte, 05 dhjetor 2024

Agjencia gjermane e lajmeve DPA njoftoi se një fotoreporter i tyre është vrarë në afërsi të qytetit sirian, Hama

Agjencia gjermane e lajmeve DPA njoftoi se një fotoreporter i tyre është vrarë në afërsi të qytetit sirian, Hama

Berlin, 4 dhjetor 2024 (MIA) - Fotoreporteri i ynë Anas Alharbutli, i cili e dokumentoi luftën civile në Siri në gjhuhën e vetme vizuale, është vrarë në sulmin ajror në afërsi të qytetit sirian, Hama. Anas ka qenë vetëm 32 vjeç, njofton DPA.

"Të gjithë ne në DPA jemi të tronditur dhe në pikëllim të thellë për shkak të vdekjes së Anas Alhabutlit", thuhet në deklaratën e kryeredaktorit, Sven Gosman.

"Më fotografitë e tij, ai jo vetëm se i ka dokumentuar tmerret e luftës, por çdo herë punonte për drejtësinë. Anas mbetet shembull për punën tonë", shtoi ai.

Kryengritësit islamikë javën e kaluar filluan ofensivë masive në Sirinë veriore, duke e ndërmarrë qytetin e dytë sipas madhësisë, Alepo nga kontrolli qeveritar dhe duke përparuar drejt qytetit qendror, Hama, me ç'rast janë regjistruar përleshje të ashpra mes kryengritësve dhe armatës.

Ai u varros në qytetin veriperëndimor Idlib, i cili është nën kontroll të kryengritësve.

Autoritetet në enklavë thonë se edhe tre gazetarë nga rajoni janë vrarë nga fillimi i ofensivës javën e kaluar.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut sot kumtoi se numri i të vrarëve në luftimet tetëditëshe është rritur në 704, duke përfshirë edhe 110 civilë. bsh/

Foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR