Blinken: Ukraina duhet të marrë vendime të vështira për mobilizimin
- Sekretari amerikan i shtetit, Entoni Blinken sot i bëri thirrje Ukrainës që të vendosë për mobilizim shtesë ushtarak për nevojat e luftës kundër pushtimit rus, njoftojnë mediat britanike.
- Post By Fami Bajrami
- 17:15, 4 dhjetor, 2024
Bruksel, 4 dhjetor 2024 (MIA) - Sekretari amerikan i shtetit, Entoni Blinken sot i bëri thirrje Ukrainës që të vendosë për mobilizim shtesë ushtarak për nevojat e luftës kundër pushtimit rus, njoftojnë mediat britanike.
"Ukraina duhet të marrë vendime të vështira për mobilizim shtesë, por këto janë vendime të domosdoshme", deklaroi sot Blinken pas takimit dyditor me ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të NATO-s në Bruksel.
Sekretari amerikan pohon se "kjo është kyçe sepse madje edhe me para, qoftë edhe me municion, duhet të ketë njerëz në vijën e frontit për t'u ballafaquar me pushtimin rus". rq/bsh/
Foto: EPA