Interi mund ta rikthejë Onanën
- Portieri i Mançester Junajtedit, Andre Onana do të mund ta vazhdojë karrierën në Itali.
- Post By Qefsere Abduli
- 11:30, 19 gusht, 2025
Milano, 19 gusht 2025 (MIA) - Portieri i Mançester Junajtedit, Andre Onana do të mund ta vazhdojë karrierën në Itali.
Sipas "The Sun", Interi është i interesuar për kamerunasin 29 vjeçar. Klubi nga Milano e ka ndjekur situatën e lojtarit në Mançester Junajted.
Onana ka qenë pjesë e Interit në sezonin 2022/23.
Në sezonin 2024/25, Onana ka luajtur 50 ndeshje, ka pranuar 65 gola, ndërsa në 11 raste ka arritur ta mbajë portën e tij të paprekur. qa/
Foto: EPA