• e premte, 05 korrik 2024

IDF publikon fotografi dhe pamje nga tanket në vendkalimin Rafah

IDF publikon fotografi dhe pamje nga tanket në vendkalimin Rafah

Rafah, 7 maj 2024 (MIA) - Ushtria izraelite (IDF) mëngjesin e sotëm ka publikuar fotografi dhe pamje se si tanket e tyre marrin nën kontroll pjesën palestineze të vendkalimit Rafah në Rripin e Gazës në kufi me Egjiptin, bën të ditur "Tajms nga Izraeli".

IDF ka thënë se vendkalimi është marrë gjatë një "operacioni preciz" kundër Hamasit në "rajone të kufizuara në lindje në Rafah".

IDF shtoi se kishte "informacione se terroristët po përdornin vendkalimin për qëllime terroriste"?!

Pikërisht nga zona e kalimit në Rafah dje Hamasi lëshoi raketa në zonën e Kerem Shalom, në jug të Izraelit, ku jetën e humbën katër ushtarë, ndërsa të tjerët u plagosën.

Para fillimit të operacionit, gjatë natës, IDF kumtoi se ka kryer "koordinim me organizatat ndërkombëtare që veprojnë në zonë, me kërkesën që të lëvizin në zonën humanitare, si pjesë e përpjekjeve për evakuimin e popullatës", thekson "Tajms nga Izraeli".

Foto: IDF

QËNDRONI TË LIDHUR