• e premte, 18 tetor 2024

IDF po heton nëse në Rripin e Gazës është vrarë lideri i Hamasit, Sinvar

IDF po heton nëse në Rripin e Gazës është vrarë lideri i Hamasit, Sinvar

Tel Aviv, 17 tetor 2024 (MIA) - Armata izraelite (IDF) kumtoi se po heton nëse lideri i Hamasit, Jehja al Sinvar është vrarë në një operacion ushtarak në Rripin e Gazës. 

Sipas IDF-së gjatë operacionit në Rripin e Gazës janë eliminuar tre terroristë, por ende nuk mund të konfirmohet identiteti i tyre.

"Në ndërtesën ku u eliminuan terroristët, nuk kishte shenja për praninë e pengjeve në atë zonë. Forcat të cilat veprojnë në rajon vazhdojnë të veprojnë me kujdesin e nevojshëm", citohet në kumtesën e IDF-së.

Paraprakisht në rrjetet sociale qarkullonin fotografi ku shihet trupi i vdekur që ngjan me liderin e Hamasit.

Sinvar konsiderohet organizator i sulmeve të 7 tetorit të vitit 2023 ndaj Izraelit. sa/

foto: DPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR