• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Kryeministri britanik Starmer arriti në Berlin për takim me Bajdenin, Sholcin dhe Makronin

Kryeministri britanik Starmer arriti në Berlin për takim me Bajdenin, Sholcin dhe Makronin

Berlin, 18 tetor 2024 (MIA) - Kryeministri britanik, Kir Stramer arriti në Berlin për takimin me liderët e SHBA-së, Francës dhe Gjermanisë, lajmëroi DPA.

Në takimin e ashtuquajtur "Katërshja" sot pasdite pritet të bisedohet për luftën në Ukrainë dhe konfliktin në Lindjen e Afërt.

Starmer  u prit nga kancelari gjerman, Olaf Sholc gjatë arritjes së tij para se të fillojnë diskutimet.

Udhëtimi i planifikuar i Starmerit në kryeqytetin gjerman vjen pasi që Izraeli dje kumtoi se ushtarët e tij e vranë liderin e Hamasit, Jahja Sinvar, duke e shfaqur vdekjen e tij si kthesë në fushatën e shtetit hebraik kundër grupit.

Shtëpia e Bardhë konfirmoi se presidenti amerikan, Xho Bajden do të takohet me Starmerin dhe presdientin francez, Emanuel makron për të biseduar për "rrugën përpara në Ukrainë" dhe "ngjarjet në Lindjen e Afërt".

Bajden tha se vrasja e Sinvarit është "një ditë e mirë për Izraelin, për SHBA-në dhe për botën", ndërsa personat zyrtarë në Uashington shprehën optimizëm të kujdesshëm se vdekja e tij mund ta mënjanojë pengesën kyçe në negociatat për ndërprerje të zjarrit të cilat deri më tani nuk patën përparim. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR