• e martë, 02 korrik 2024

Hezbollahu pohon se ka kryer sulme në pikat ushtarake izraelite

Hezbollahu pohon se ka kryer sulme në pikat ushtarake izraelite

Bejrut, 28 janar 2024 (MIA) - Grupi libanez Hezbollah mbrëmë vonë kumtoi se ka kryer sulme ndaj dy pikave ushtarake izraelite në afërsi të kufirit jugor të Libanit, lajmëron Anadollu.

Sipas Hezbollahut, janë kryer sulme me raketa ndaj pozicioneve ushtarake Xhal al Alam dhe Al Abad.

Në një kumtesë tjetër, grupi libanez thekson se me predha të kurdisura dhe armatim adekuat ka goditur pika ushtarake në lagjet Shumira i Dovev, si dhe Al-Bahri.

Pika ushtarake Zibdin gjithashtu ishte goditur me predhë Falag-1, shtihet në kumtesë.

Prej fillimit të luftës në Gazë më 7 tetor të vitit të kaluar, në kufirin mes Izraelit dhe Libanit vazhdimisht shpërthejnë trazira mes armatës izraelite dhe Hezbollahut, i cili mbështetet nga Irani. Në konflikt deri më tani jetën e humbën 171 anëtarë të Hezbollahut, 30 civilë libanezë, gjashtë civilë izraelitë dhe dhjetë ushtarë izraelitë. ab/

foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR