• e diel, 22 dhjetor 2024

Hetim i prokurorisë greke për kompaninë e Kaselikasit në SHBA

Hetim i prokurorisë greke për kompaninë e Kaselikasit në SHBA

Athinë, 5 mars 2024 (MIA) - Prokuroria greke do të zbatojë hetim për kompaninë e liderit të SYRIZA-s, Stefanos Kaselakis me seli në SHBA, përmes së cilës me kredi u paguan të punësuarit në mediumet e partisë, si dhe për shkeljen e mundshme të ligjit për pronë dhe burim të mjeteve të politikanëve, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Sipas agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA, hetimi ka për qëllim të konstatojë nëse Kaselakis e ka shkelur ligjin për deklarim të gjendjes pronësore, e posaçërisht dispozitave që kanë të bljnë me ndalesën e liderëve të partive politike të marrin pjesë në menaxhimin apo kapitalin e kompanive, selia apo statusi i të cilave është jashtë vendit.

Reagimi nga prokuroria greke është pasi që u publikuan informata dhe të dhëna për kredinë nga kompania e Kaselakisit në SHBA për të paguar të punësuarit në mediumet e SYRIZA-s.

Pasi që para dy javëve në mediume u kumtua se Kaselakis na kompani në SHBA, lideri i SYRIZA-s përmes rrjeteve sociale komentoi se të gjithë e dinë se është biznesmen jashtë vendit, ku jeton për 21 vite.

"Menjëherë do të më informojnë avokatët e mi nëse ligji vlen për liderët e partive parlamentare, të cilët nuk guxojnë të jenë bashkëpronarë të kompanive jashtë vendit. Unë, siç dihet, nuk jam deputet. Nëse ligji ka të bëjë edhe me mua, do t'i shes ndërmarrjet që i kam jashtë vendit", shkroi Kaselakis më 23 shkurt. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR