Hamasi: Numri i të vrarëve në luftën në Gazë tejkaloi 13.300
- ) - Ministria palestineze e Shëndetësisë sot njoftoi se numri i palestinezëve të vrarë u rrit në 13.300, përderisa numri i të plagosurve arriti rreth 32.850, nga fillimi i sulmit izraelit mbi Rripin e Gazës më 7 tetor.
- Post By Fitore Curri
- 18:59, 20 nëntor, 2023
Ramallah, 20 tetor 2023 (MIA) - Ministria palestineze e Shëndetësisë sot njoftoi se numri i palestinezëve të vrarë u rrit në 13.300, përderisa numri i të plagosurve arriti rreth 32.850, nga fillimi i sulmit izraelit mbi Rripin e Gazës më 7 tetor.
"Nga e diela natën, numri i të vrarëve ishte më shumë se 13.300, duke përfshirë rreth 5.600 fëmijë, 3.550 gra përderisa numri i të plagosurve arriti më shumë se 30 mijë", thuhet në kumtesë.
Shtohet se më shumë se 4.500 palestinezë ende konsiderohen si të zhdukur, duke përfshirë edhe 3.500 fëmijë për të cilët besohet se janë kapur peng ose janë bllokuar nën rrënoja.
Numri i të zhvendosurve në Rripin e Gazës nga fillimi i luftës mes Hamasit dhe Izraelit arriti rreth 1,7 milionë, njoftoi sot Agjencia e Kombeve të Bashkuara për ndihmë dhe punë për refugjatët palestinezë (UNRVA). fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s