• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rute: Me rëndësi është që Putini të mos i arrijë qëllimet e tij në Ukrainë

Rute: Me rëndësi është që Putini të mos i arrijë qëllimet e tij në Ukrainë

Bruksel, 19 nëntor 2024 (MIA) - Presidenti rus Vlladimir Putin nuk duhet të arrijë qëllimet e tij në Ukrainë, deklaroi sot Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rute, me rastin e njëmijë ditëve nga fillimi i ofensivës ruse.

"Pse është kyçe që Putini të mos e arrijë qëllimin e tij? Sepse në të kundërtën, ne do të kemi një Rusi të fortë në kufirin tonë e cila do të fitojë më shumë fuqi dhe kapacitet për të ndërhyrë", tha Rute pas arritjes në takimin e ministrave të Mbrojtjes të BE-së në Bruksel.

Ai shtoi se është "absolutisht i bindur se Rusia nuk do të ndalet këtu".

"Rusia paraqet një kërcënim të drejtpërdrejtë për të gjithë ne në Perëndim", theksoi Sekretari i përgjithshëm i NATO-s. rq/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR