• e mërkurë, 08 prill 2026

Donald Tramp i Riu: BE-ja është një katastrofë, ndërsa Orbani është një luftëtar i madh për vlerat perëndimore

Donald Tramp i Riu: BE-ja është një katastrofë, ndërsa Orbani është një luftëtar i madh për vlerat perëndimore

Banja Lukë, 7 prill 2026 (MIA) - Djali i presidentit amerikan aktual, Donald Tramp i Riu, gjatë vizitës së sotme në Banja Lukë kritikoi Evropën, por vlerësoi kryeministrin hungarez Viktor Orban. 

Donald Tramp i Riu ishte folësi kryesor në një takim me biznesmenë dhe politikanë lokalë nga Republika Srpska, të organizuar në selinë e administratës së qytetit të Banja Lukës. Ai vlerësoi tregtimin e kriptomonedhave dhe bizneset e mundësuara nga inteligjenca artificiale.

"Demokracia nuk është gjithmonë demokraci. Ajo gjithmonë ka qenë dhe vazhdon të jetë një armë në disa pjesë të botës që na krijon probleme", tha Tramp i Riu.

Duke iu përgjigjur pyetjes për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Hungari, potencoi se "Orban është një luftëtar i madh për vlerat perëndimore".

"Ata njerëz (hungarezët) duhet të shkojnë te burimet dhe të sigurohen që komunistët të mos marrin pushtetin në Hungari, sepse nëse ajo bie, do të bjerë edhe pjesa tjetër e Evropës Lindore”, potencoi Tramp i Riu.

Ai shtoi se për investitorët, Bashkimi Evropian është "një katastrofë që duhet të rregullohet" ndërsa "evropianët lindorë" janë shpëtimtarët e fundit të Evropës dhe për këtë arsye duhet të ndihmohen.

Nikoçir i Tramp të Riut ishte djali i Milorad Dodik, Igor, i cili është sekretar i partisë në pushtet, Lidhjes së Social Demokratëve të Pavarur (LSDP). Igor Dodik potencoi se Shtetet e Bashkuara dhe serbët e Bosnjës ndajnë të njëjtat vlera. rq/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR