FT: Kriza energjetike rrit borxhin publik të BE-së: Eurokomisioni bën thirrje për koordinim urgjent
- Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian u bëjnë thirrje qeverive të shteteve anëtare të shmangin shpenzimet e tepërta për të zbutur çmimet në rritje të energjisë dhe paralajmërojnë se tronditja e shkaktuar nga lufta në Lindjen e Mesme mund të përshkallëzohet në një krizë fiskale.
- Post By Ramize Qamili
- 16:41, 7 prill, 2026
Bruksel, 7 prill 2026 (MIA) - Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian u bëjnë thirrje qeverive të shteteve anëtare të shmangin shpenzimet e tepërta për të zbutur çmimet në rritje të energjisë dhe paralajmërojnë se tronditja e shkaktuar nga lufta në Lindjen e Mesme mund të përshkallëzohet në një krizë fiskale.
Komisioni Evropian, në bisedime me shtetet anëtare, po këmbëngul që subvencionet e propozuara për energjinë, uljet e taksave dhe kufizimet e çmimeve të jenë të kufizuara në kohë dhe të synuara në mënyrë strikte, theksuan burime të informuara për "Fajnenshëll tajms" (FT).
Siç pohojnë burime anonime, BE-ja dëshiron të shmangë skenarin e vitit 2022, kur kriza energjetike pas fillimit të luftës në Ukrainë nxiti inflacionin dhe çoi në deficite të mëdha buxhetore.
Komisioneri Europian për Energjetikë, Dan Jorgensen, deklaroi se ekziston rreziku që kriza aktuale energjetike të përhapet në pjesën tjetër të ekonomisë dhe theksoi nevojën për një qasje të koordinuar nga anëtarët e BE-së.
Sipas Jorgensen, Komisioni po ofron mbështetje teknike për shtetet anëtare për të siguruar që masat të mbeten brenda hapësirës fiskale të disponueshme. Të dhënat tregojnë se raporti i borxhit publik ndaj PBB-së në BE u rrit nga 77,8për qind në fund të vitit 2019 në 82,1 për qind në tremujorin e tretë të vitit të kaluar, duke kufizuar më tej hapësirën për ndërhyrje të reja fiskale.
Foto: arkivi i MIA-s