KS të KB-së hodhi poshtë rezolutën e Bahreinit për të mbrojtur anijet tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit
- Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara sot hodhi poshtë rezolutën e Bahreinit për të mbrojtur anijet tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit, pasi Kina dhe Rusia përdorën të drejtën e tyre të vetos.
- Post By Ramize Qamili
- 19:00, 7 prill, 2026
Nju-Jork, 7 prill 2026 (MIA) - Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara sot hodhi poshtë rezolutën e Bahreinit për të mbrojtur anijet tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit, pasi Kina dhe Rusia përdorën të drejtën e tyre të vetos.
Bahreini paraqiti draft-rezolutën, e cila do të kërkonte që një shtet ose koalicion shtetesh të autorizohej për të "përdorur të gjitha mjetet e nevojshme" për të siguruar lirinë e lundrimit përmes Ngushticës së Hormuzit, dhe u bëri thirrje vendeve të prekura të koordinonin masat e tyre mbrojtëse për të kontribuar në sigurinë detare. Me dokumentin, gjithashtu, u kërkua që Irani të ndalonte sulmet ndaj anijeve tregtare.
Ngushtica e Hormuzit, e cila është thelbësore për tregtinë globale të naftës dhe gazit natyror, është mbyllur pothuajse plotësisht që nga fillimi i luftës në Lindjen e Mesme, e cila filloi më 28 shkurt me sulmet amerikane-izraelite ndaj Iranit. rq/
Foto: arkivi i MIA-s