Guterresh bëri thirrje për ndërprerje të armiqësive përgjatë vijës së demarkacionit midis Izraelit dhe Libanit
- Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh apeloi për ndërprerjen e armiqësive përgjatë vijës së demarkacionit ndërmjet Izraelit dhe Libanit dhe shprehu shqetësimin për rrezikun e përhapjes së konfliktit në rajon.
- Post By Qefsere Abduli
- 09:34, 7 qershor, 2024
Nju-Jork, 7 qershor 2024 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh apeloi për ndërprerjen e armiqësive përgjatë vijës së demarkacionit ndërmjet Izraelit dhe Libanit dhe shprehu shqetësimin për rrezikun e përhapjes së konfliktit në rajon.
"Sekretari i përgjithshëm edhe njëherë u bëri thirrje palëve për armëpushim të menjëhershëm", deklaroi zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm, Stefan Dizharik.
"Ky shkëmbim zjarri mund të shkaktojë një konflikt më të gjerë me pasoja katastrofike për rajonin," paralajmëroi ai.
"Linja blu" e demarkacionit midis Izraelit dhe Libanit u vendos nga KB-ja.
Ditët e fundit, është intensifikuar shkëmbimi i përditshëm i zjarrit midis ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut të Libanit, në mes të luftës në Rripin e Gazës midis Izraelit dhe Hamasit palestinez, aleat i të cilit është Hezbollahu.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu të mërkurën deklaroi se Izraeli është "i gatshëm për shumë operacione intensive" në kufirin verior. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s