• e shtunë, 19 tetor 2024

Grupi Bluprint: Vërejtjet e evidentuara në Raportin për vitin 2023 i konfirmojnë reagimet e grupit për gjendjet në jurisprudencë

Grupi Bluprint: Vërejtjet e evidentuara në Raportin për vitin 2023 i konfirmojnë reagimet e grupit për gjendjet në jurisprudencë

Shkup, 10 nëntor 2023 (MIA) - Ky Raport i KE-së, është një nga të rrallët ku është konstatuar se në pjesën e jurisprudencës nuk është vërejtur  progres, që nga aspeki i plotësimit të kritereve nga Kapitulli 23 dhe 24 paraqet shkatërrim i plotës i të gjitha arritjeve të deritanishme dhe progres pikërisht në këtë segment, reaguan nga grupi Bluprint për reforma në gjyqësor.

Nga grupi Bluprind, theksojnë se vërejtjet në Raportin për vitin 2023 të BE-së i konfirmojnë reagimet e grupit për gjendjet në jurisprudencë dhe proceset ligjdhënëse.

Komisioni Evropian në raport vlerëson gjendjen në jurisprudencë si të pandryshuar dhe pa progres. Në raport është potencuar se Këshilli gjyqësor i RMV duhet të synojë drejt integritetit dhe pavarësisë së gjykatësve, si dhe të kundërshtohet në çdo ndikim të jashtëm, ndërsa shkarkimi kontrovers i kryetares së Këshillit gjyqësor të RMV-së e ka rritur shqetësimin për ndikime joadekuate politike, si dhe respektim i procedurave dhe parimeve të caktuara ligjërisht. Komisioni Evropian udhëzon në rekomandime të vitit të kaluar, të cilat nuk janë zbatuar, e të cilat kanë të bëjnë me: miratimin e strategjisë së re për reforma në jurisprudencë 2023 - 2027 pa anulim, si dhe rishikim i kornizës spë plotë ligjvënëse për funksionimin e përgjithshëm të Këshillit gjyqësor të RMV me qëllim përforcimin e sundimit të drejtësisë, transparencës dhe pavarësisë.

"Në këtë drejtim, proceset zgjedhore nga Këshilli i prokurorëve publikë vlerësohen në Raport se nuk kanë kontribut në ndërtimin e besimit të publikut në transparencë dhe sundim të ligjit, pasi nuk janë përcaktuar kriteret e kualifikimit, si dhe theksohet se ka ende ka nevojë për shpjegime të vendimeve. Përveç kësaj, ndikimi i mundshëm i jashtëm në proceset e Botës së prokurorëve publikë mbetet një çështje shqetësuese serioze", thuhet nbë komunikatën e grupit Bluprint.

Rapoorti i KE-së, jep vërejtje të veçanta që i përkasin shqetësimit pëtr keqpërdorim të "flajmurit evropian", për harmonizim të legjislacionit evropian me atë evropian, si dhe lufta kundër krimit të lartë dhe korrupsionit, që janë edhe fokus i grupit Bluprint, ndërsa në të njejtën kohë edhe fokus i Raportit për RMV për viti 2023. Pikërisht këto gjendje, theksojnë nga grupi, vlerësohen si shqetësuese, pa progres ose me masa të pasuksesshme për zbatim. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR