• e shtunë, 29 qershor 2024

Greqia dëshiron të fitojë portfolio të fortë në Komisionin Evropian

Greqia dëshiron të fitojë portfolio të fortë në Komisionin Evropian

Athinë, 28 qershor 2024 (MIA) – Greqia me siguri do të përpiqet për një portofol të fortë, i cili do të mundësojë që prezenca jonë të jetë edhe një herë e dukshme në nivel evropian, tha kryeministri grek Kirjakos Micotakis në konferencën për shtyp në Bruksel pas Samitit të Unionit, pa zbuluar se cilat portofole do të kërkojë vendi për postin e Komisionerit grek, duke shpjeguar se shpërndarja është nën autoritetin e kryetarit të Komisionit Europian dhe aktualisht prioriteti kryesor është rizgjedhja e Fon der Lajen, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Micotakis shprehu kënaqësi për marrëveshjen e arritur në nivel të Këshillit Evropian për bartësit e posteve më të larta në BE, duke theksuar se ai ishte personalisht një nga dy negociatorët e Partisë Popullore Evropiane, ndërsa për agjendën strategjike të miratuar theksoi se "merr parasysh të gjitha përparësitë e rëndësishme kombëtare greke" .

Në lidhje me mundësitë e forcimit të bashkëpunimit në mbrojtje, tha se pret propozime edhe nga Komisioni Evropian, se aktualisht nuk ka marrëveshje për financimin e përbashkët të shpenzimeve evropiane të mbrojtjes, por "kjo është diçka që nuk mund të përjashtohet që do të ndodhë në të ardhmen".

"Do të vazhdoj të insistoj në këtë drejtim. Nuk mund të pretendojmë se duhet të forcojmë aftësitë mbrojtëse të Evropës dhe të injorojmë faktin se kjo nuk mund të bëhet vetëm nga buxhetet kombëtare. Dua të kujtoj se edhe para krijimit të Fondit të Rimëkëmbjes ka pasur reagime të forta nga shumë shtete anëtare", tha Mitcotakis.

Lidhur me eurodeputetin e zgjedhur nga Demokracia e Re, Fredi Belleri, i cili ndodhet në burg në Shqipëri, kryeministri grek shpjegoi se kanë folur në mbledhjen e Partisë Popullore Evropiane, pasi ka qenë i pranishëm edhe kryetarja e Parlamentit Evropian dhe ka shprehur besimin se Belleri "do të jetë në Strasburg për të marrë zyrtarisht detyrën e tij si eurodeputet dhe padyshim do të marrë pjesë edhe në votimin jashtëzakonisht vendimtar për të zgjedhur kryetarin e ardhshëm të Komisionit Evropian". ls/  

Foto: Kabineti i kryeministrit grek

 

QËNDRONI TË LIDHUR