• e hënë, 23 dhjetor 2024

Goditet një shkollë nga copëza të raketave të hedhura nga Gaza drejt Tel-Avivit

Goditet një shkollë nga copëza të raketave të hedhura nga Gaza drejt Tel-Avivit

Tel-Aviv, 21 dhjetor 2023 (MIA) - Një shkollë në Tel-Aviv është goditur sot nga predha në një sulm të madh raketor drejt qytetit në qendër të Izraelit, raportojnë mediat.

Shkolla njoftoi se nxënësit janë të sigurt dhe strehuar.

Pamjet e postuara në internet tregojnë pjesë të raketave të shpërndara në zonën e Tel-Avivit, duke përfshirë edhe një më të madhe, e cila ka rënë në shtegun e një parku në Kirjat On.

Janë raportuar dëme të vogla në disa vende, por shërbimet izraelite të emergjencës kanë njoftuar se nuk ka të lënduar.

Krahu ushtarak i Hamasit, brigadat Al-Kasam, e ka marrë përgjegjësinë për sulmin me raketa në Izrael dhe konfirmoi se Tel-Avivi ishte objektivi.

Në veri, grupi ekstremist libanez Hezbollah mori përgjegjësinë për ato që tha se ishin sulme të drejtpërdrejta përtej kufirit me Izraelin, pasi raketat antitank u qëlluan ndaj civilëve, duke plagosur dy persona.

Mediat izraelite raportojnë se sot nga Gaza janë lëshuar rreth 30 raketa, më së shumti në ditët e fundit.

Ndërkohë, Hamasi ka njoftuar sërish se nuk do të pranojë të lirojë më pengje dhe as të negociojë për këtë, derisa të përfundojë konflikti.

Komunikata erdhi mes negociatave intensive mbi një marrëveshje të mundshme për lirimin e pengjeve në këmbim të palestinezëve në burgjet izraelite.

Liderët e Hamasit tashmë kanë thënë se nuk do të pranojnë armëpushim të përkohshëm. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR