• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gjykata kushtetuese edhe në raundin e tetë nuk arriti të zgjedh kryetar

Gjykata kushtetuese edhe në raundin e tetë nuk arriti të zgjedh kryetar

Shkup, 3 qershor 2024 (MIA) - Gjykata kushtetuese nuk arriti të zgjedh pasardhës të Dobrilla Kacarskas, mandati i së cilës përfundoi dje. Gjykatësja Ana Pavllovska-Daneva sot e ka tërhequr kandidaturën me qëllim që mos të futet shteti në krizë kushtetuese, ndërsa kundërkandidatja e saj Tatjana Vasiq Bozaxhieva nuk e ka fituar shumicën e nevojshme, pas çka gjykatësit kushtetues votuan për gjykaëtsin Osman Kadriu, i cili po ashtu nuk e fitoi shumicën e nevojshme.

Nga Gjykata kushtetuese informojnë se gjykatësja Vasiq-Bozaxheva në të gjitha votimet në të cilat ka qenë e propozuar, ka marrë pesë vota. Po aq vota në votimin e tetë ka marrë edhe gjykatësi Kadriu.

"Procedura për zgjedhje të kryetarit të Gjykatësit kushtetues vazhdon në pajtim me nenin 7 paragrafi 4 nga Rregullorja e Gjykatës, sipas së cilës nëse kandidati nuk e merr shumicën e nevojshme, procedura për zgjedhje të kryetarit përsëritet", sqarojnë nga Gjykata kushtetuese.

Për sot, sipas informatave nga Gjykata kushtetuese, nuk ka votim të ri.

Shkakun për ndarjen e votave, nga Gjykata kushtetuese e sqarojnë me atë se gjykatësit votojnë sipas bindjes së tyre dhe se ndarja e votave "për" ose "kundër" është bindje e tyre personale.

"Duke marrë parasysh se ende nuk është zgjedhur kryetar i Gjykatës, e me qëllim që Gjykata kushtetuese të funskionojë pa pengesa, gjykatësit kanë marrë qëndrim se për çështjet të cilat kanë të bëjnë me menaxhimin, të vendoset në mënyrë kolektive", informojnë nga Gjykata kushtetuese.

Në pjesën e punës së lëndëve, siç njoftojnë, Gjykata punon pa pengesa, pranon lëndë dhe lëndët ekzistuese po punohen dhe u janë ndarë gjykatësve dhe këshilltarëve.

Seanca për zgjedhje të kryetarit të Gjykatës kushtetuese, filloi më 30 maj dhe deri tani ka pasur tetë raunde të votimit. bsh/

Foto: MIA arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR