• e enjte, 21 nëntor 2024

GJNP lëshoi ​​urdhërarrest për Netanjahun, Galantin dhe liderin e Hamasit

GJNP lëshoi ​​urdhërarrest për Netanjahun, Galantin dhe liderin e Hamasit

 Hagë, 21 nëntor 2024 (MIA) - Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) sot ka lëshuar urdhërarreste për arrestimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu, ish-ministrin izraelit të Mbrojtjes Joav Galant dhe liderin e Hamasit, Muhamed Diab al-Masri, raportojnë mediat amerikane.

 GJNP bëri të ditur se urdhërarrestet "janë në interes të viktimave dhe familjeve të tyre".

 Në të theksohet edhe se ka "baza për dyshim" për të besuar se ata "neglizhuan sulmet ndaj popullatës civile në Rripin e Gazës".

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR