Gjithsej 1.341 vëzhgues vendorë dhe ndërkombëtarë do t'i ndjekin zgjedhjet lokale, KSHZ-ja fillon me dorëzimin e materialit zgjedhor
- Zgjedhjet lokale që do të mbahen të dielën më 19 tetor do t'i ndjekin 1.341 vëzhgues, prej të cilëve 700 vendorë dhe 639 ndërkombëtarë, si dhe dy gazetarë të huaj. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) po kryen dorëzimin e materialit zgjedhor jo të besueshëm në të gjitha komisionet komunale, ndërsa të enjten dhe të premten do të shpërndahet edhe materiali zgjedhor i besueshëm. Kjo u bë e ditur në seancën e sotme të 144-të të KSHZ-së.
- Post By Qefsere Abduli
- 15:19, 14 tetor, 2025
Shkup, 14 tetor 2025 (MIA) - Zgjedhjet lokale që do të mbahen të dielën më 19 tetor do t'i ndjekin 1.341 vëzhgues, prej të cilëve 700 vendorë dhe 639 ndërkombëtarë, si dhe dy gazetarë të huaj. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) po kryen dorëzimin e materialit zgjedhor të pabesueshëm në të gjitha komisionet komunale, ndërsa të enjten dhe të premten do të shpërndahet edhe materiali zgjedhor i besueshëm. Kjo u bë e ditur në seancën e sotme të 144-të të KSHZ-së.
Dorëzimi i materialit zgjedhor të besueshëm, siç theksoi kryetari i Komisionit, Boris Kondarko, po kryhet nën sigurim të plotë dhe të vazhdueshëm nga ana e MPB-së, sipas planit dhe procedurave të miratuara paraprakisht, të cilat janë kompetencë për zbatim nga personat e autorizuar të MPB-së. Materiali do të ruhet dhe sigurohet në mënyrë të përshtatshme edhe para ditës së votimit, pas votimit dhe gjatë transportit të tij kthyes deri te KK dhe KSHZ.
"Të enjten do të dorëzohen listat zgjedhore dhe të gjitha listat e votimit te të gjitha komisionet zgjedhore komunale, ndërsa të premten do të dorëzohen pajisjet për identifikim biometrik nga ana jonë, si anëtarë të KSHZ-së së bashku me punonjësit dhe të gjithë personat e tjerë të cilët janë të autorizuara dhe të angazhuara nga KSHZ-ja për t’i dorëzuar në të gjitha komisionet zgjedhore komunale në shtet", theksoi Kondarko.
Në lidhje me planin e punës së KSHZ-së, ai sqaroi se pas publikimit të rezultateve të para jozyrtare, të marra në mënyrë elektronike dhe që do të publikohen njëra pas tjetrës drejtëpërdrejtë gjatë mbrëmjes zgjedhore, pas përfundimit të votimit, ditën e ardhshme, më 20, ditë e hënë, KSHZ ka hartuar një plan për pranimin dhe dorëzimin e materialit zgjedhor origjinal të besueshëm, të gjitha procesverbaleve nga vendvotimet dhe të gjitha procesverbaleve për përcaktimin e rezultateve të votimit nga komisionet komunale zgjedhore.

Për të gjitha detajet e procesit zgjedhor publiku do të informohet, ndërsa në ditën e zgjedhjeve çdo dy orë do të njoftohet për daljen në votime sipas komunave.
Në seancë u miratuan edhe kërkesa për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale, të dorëzuara nga organizata vendore dhe ndërkombëtare që kanë arritur midis dy seancave të KSHZ-së. Kërkesë për 30 vëzhgues, siç njoftoi anëtarja e KSHZ-së, Svetlana Karapetrova ka pasur nga ambasada e SHBA-së në Shkup. Televizioni shtetëror turk ka kërkuar akreditim për dy gazetarë. Shoqata uejk ap ka dërguar plotësim prej 51 vëzhgues, ndërsa Qendra nacionale rome dhe Unioni i këshillit kombëtar për barazi gjinore kanë kërkuar nga një vëzhgues shtesë .
"Në bazë të kësaj, vëzhguesit e akredituar do të marrin autorizime dhe bexha identifikimi, të cilat duhet patjetër t’i mbajnë me vete gjatë vizitës në vendvotime. Çdo vëzhgues i autorizuar dhe i akredituar duhet të respektojë kodin e rregullave për vëzhgimin e zgjedhjeve dhe procedurën zgjedhore të miratuar nga KSHZ-ja", tha Karapetrova.
Sipas saj, deri te KSHZ-ja kanë arrtitur kërkesa për gjithsej 1.341 vëzhgues, prej të cilëve 700 vendorë dhe 639 ndërkombëtarë dhe dy gazetarë të huaj.
Në seancën e sotme të KSHZ-së u shqyrtuan ankesat e paraqitura nga votuesit, të cilët ishin refuzuar nga komisionet komunale zgjedhore pas kërkesave për votim në kushte shtëpie si persona të sëmurë dhe të pafuqishëm. Disa nga kërkesat u pranuan, ndërsa disa të tjera u refuzuan si të pabaza. qa/
Фото МИА