• e shtunë, 05 tetor 2024

Gjeneral Tarnavski: Në Ukrainë mbërriti municioni thërrmues nga SHBA-ja

Gjeneral Tarnavski: Në Ukrainë mbërriti municioni thërrmues nga SHBA-ja

Kiev, 13 korrik 2023 (MIA) - Ukraina e mori municionin thërrmues nga SHBA-ja, deklaroi sot gjenerali ukrainas Oleksandar Tarnavski, transmetoi Si-en-en.

"Sapo e morën, akoma nuk e kemi shfrytëzuar, por ajo mundet në mënyrë radikale ta ndryshojë situatën në fushëbetejë", deklaroi Tarnavski për televizionin amerikan.

Gjenerali pohon se Rusia e di se Ukraina me këtë municion do të ketë përparësi në luftë.

"Edhe armiku e kupton se do të kemi përparësi me këtë municion. Armiku do ta lëshojë këtë pjesë të territorit ku mund të përdoret ajo", pohon Tarnavski.

Ai potencoi se përdorimi i këtij municioni ndalohet në rajonet me popullatë të dendur, madje edhe nëse ato janë nën kontrollin e forcave ruse.

"Rusët mendojnë se municionin do ta përdorin në të gjitha fushat e frontit. Kjo është shumë e gabuar. Por, ata janë të shqetësuar", tha gjenerali ukrainas.

Presidenti amerikan, Xho Bajden javën e kaluar publikoi se ka marrë "vendim të rëndë" për ta miratuar transferimin e municionit thërrmues në Ukrainë.

foto:Vikipedia

QËNDRONI TË LIDHUR