• e premte, 22 nëntor 2024

Gjendja e rrugëve

Gjendja e rrugëve

15 korrik 2024

Nga data 09.07.2024 ora 11:00, në korsinë e pjesës së djathtë të autostradës Shkup – Kumanovë është bërë ndryshim i përkohshëm i regjimit të komunikacionit, ndërsa në gjatësi prej 1000 metra qarkullimi do të zhvillohet në anën e majtë të korsisë për tejkalim.

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata.

Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Për shkak të frekuentimit të rritur të automjeteve koha e pritjes në VK Tabanoc për hyrje dhe në VK Bogorodicë për dalje nga vendi është rreth 30 minuta. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. 

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

Nga 1 korriku deri më 31 gusht në rrugët shtetërore në Maqedoni vendoset regjim veror i qarkullimit me të cilin ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda të mallrave me peshë totale mbi 15 tonë, gjatë ditëve të fundjavave dhe në ditët me temperatura të larta ekstreme.

Terminët janë si në vijim:

-e premte prej orës  17:00 – 22:00 

-e shtunë prej orës  09:00 deri 18:00 dhe 

-e diel prej orës 09:00 deri 22:00.

Në rrugën magjistrale A2 seksioni: Shkup - Ohër - Shkup ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda transportuese masa e përgjithshme e të cilave kalon 7,5 tonë gjatë fundjavave, në intervalet e ardhshme: 

-e premte prej orës 15:00 – 22:00, 

-e shtunë prej orës 07:00 deri 12:00 dhe prej 18:00 deri 24:00 dhe 

-e diel prej orës 07:00 deri 22:00.

Aksi rrugor Ohër – Resnjë, përmes Parkut kombëtar të Galiçicës, nga data 01.04.2024 është e hapur për qarkullim për të gjitha llojet e automjeteve me peshë totale deri në 3.5 tonë.

LAMM Qendra Informative

Foto: Arkivi i MIA-s
 
 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR