
26 mars 2025 (MIA)
1827. - Në Vjenë vdiq Ludvig van Betoven, kompozitor gjerman, njëri ndër kompozitorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Lindi në Bon, më 17 dhjetor të vitit 1770.
1859. - Lindi shkrimtari anglez Alfred Eduard Nausman. Veprat: përmbledhje këngësh "Djaloshi nga Shropshiri", "Këngët e fundit".
1868. - Lindi Fuadi I, mbret i Egjiptit
1893. - Lindi Palmiro Toliati, politikan italian
1828. - Kompozitori austriak, Franc Shubert, dha në Vjenë, koncertin e tij të parë dhe të vetëm në publik.
1913. - Më shumë se 1.400 njerëz e humbën jetën në përëbytjet që i përfshiu shtetet amerikane Ohajo, Indiana dhe Teksas.
1923. - Vdes aktorja franceze Sara Berner. Ishte profesoreshë edhe e Konservatoriumit të Parisit, ndërsa shkroi edhe "Memoare".
1925. - Lindi Pier Bulez, kompozitor francez.
1935. - Lindi Mahmud Abasi, politikan palestinez.
1937. - Lindi Ahmed Kurei, politikan palestinez.
1953. - Doktor Xhon Salk, mikrobiolog amerikan, e shpalli zbulimin e vaksinës së re kundër paralizës së fëmijëve.
1982. - Në Johanesburg lindi Princi Leka.
1998. - Poeti kinez Lu Juan shpallet fitues i "Kurorës së Artë" në Mbrëmjet Strugane të Poezisë për vitin 1998
2001. - SHBA vendosën veto në sjelljen e rezolutës të Këshillit të Sigurimit të KB-ve për formimin e forcave v[zhguese ndërkombëtare për shkak të mbrojtjes së civilëve në Bregun Perëndimor në Rripin e Gazës.
2008. - Në përleshjet midis forcave irakiane dhe ekstremistëve të Armatës së Mahdit, lojale e prijësit fetar shiit Moktadi al Sadru, në Basra humbën jetën 60 persona, ndërsa u plagosën më shumë se njëqind.