• e martë, 08 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

MIA FLESH

MIA FLESH

09:00/ 2 prill/ 2025

Shkup - Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë sot para dhomës ligjdhënëse do të mbajë seancë publike të organeve më të larta të Sindikatës, pas së cilës do të drejtohet në Odën Ekonomike të Maqedonisë dhe në Qeveri. Sindikata me këtë hap do të shprehë pakënaqësinë për vendimin për rritjen e pagës minimale për 1800 denarë pa kaluar në Këshillin Ekonomiko-Social, që sipas sindikatës është e kundërligjshme.

Shkup– Gjykata e Apelit Shkup sot dhe nesër me fillim në orën 9 do të mbajë mbledhje publike për rastin “Llaskarca” i cili ka të bëjë me aksidentin e autobusit i cili ndodhi në vitin 2019 në të cilin humbën jetën 16 udhëtarë, ndërsa mbi 30 ishin lënduar. Në aktvendimin, i cili ishte publikuar në janar të vitit të kaluar, të akuzuarit ishin shpallur fajtorë dhe morën gjithsej 39 vjet burg. Pas aktvendimit, Prokuroria Themelore Publike Shkup parashtroi ankesë në Gjykatën e Apelit Shkup. 

Shkup - Në Çifte Amam sonte në ora 19 do të hapet ekspozita e pavarur e Lulzime Leka Mulakut me titull "Metamorfoza II". Ekspozita do të zgjasë deri më 13 prill të vitit 2025, ndërsa kuratore është Narona Luma Veseli.

Shkup- Këshilli i prokurorëve publikë sot në seancë duhte të shqyrtojë propozimin për shkarkimin e prokurorit publik shtetëror Lupço Kocevski. Propozimi është pika e dytë e rendit të ditës të seancës së 22-të, e cila deri më tani është shtyrë dy herë. Fillimisht ishte planifikuar për 18 mars, por është shtyrë për shkak të zisë shtatëditore pas tragjedisë në Koçan, ndërsa javën e kaluar, më 26 mars, u shty për mungesë kuorumi.

Shkup - Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot në ora 10:00 vazhdon gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes me dëshminë e të pandehurit Vllatko Keshishev. Në seancën e kaluar është marrë në pyetje i pandehuri Bore Videvski, i cili ka mohuar deklaratat e dhëna nga prokuroria, duke treguar se nuk ka lidhje me vrasjen e Vanjës dhe Pançes.

Shkup – Metamorfozis dhe Rrjetit Ballkanik për Luftë Kundër Dezinformatave sot me një konferencë ndërkombëtare në Shkup do ta shënojnë Ditën e Verifikimit të Fakteve – 2 Prilli, në të cilën do të diskutohet për rreziqet informative në kohë të ndryshimeve globale. 

Shkup- Pjesëtarët e Brigadës së parë këmbësorike sot në kazermën "Strasho Pinxhur" - Petrovec do ta shënojnë Ditën e Njësisë.

Shkup – Në Zonën Zhvillimore Teknologjike – Industriale në Shtip sot do të hapet fabrika e kompanisë kanadeze “Magna mekatroniks”.

Shkup - Në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit mëngjesin e sotëm do të aterojë aeroplani i kompanisë me buxhet të ulët "Izixhet", me çka zyrtarisht shënohet fillimi i linjës së re ajrore nga aeroporti "Orli" i cili ndodhet rreth 20 kilometra nga qendra e Parisit.

Shkup - Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme duhet të shqyrtojë dhe vlerësojë Raportin vjetor për punën e gjykatave për vitin 2024.

Shkup - Moti gjatë ditës së sotme pritet të jetë me vranësira të ndryshueshme, me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut dhe me paraqitje të rralla të bubullimës. Siç informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, do të fryjë erë e dobët deri mesatare veriore. Temperatura minimale pritet të jetë në interval prej 4 deri 10, ndërsa ajo maksimale prej 11 deri në 18 gradë.

Bruksel - Planet për riarmatosjen dhe përforcimin e mbrojtjes së Evropës dhe rolin e BE-së në arritjen e paqes së drejtë në luftën në Ukrainë do të jenë temat kryesore të Këshillit joformal të Punëve të Jashtme të BE-së në nivel të ministrave të mbrojtjes, që do të mbahet sot dhe nesër në Varshavë.

Nju-Delhi - Të paktën 21 persona kanë humbur jetën në shpërthimin në një depo të madhe për fishekzjarre në Indinë perëndimore.

Uashington- Presidenti amerikan Donald Tramp është i zhgënjyer, si nga presidenti rus, Vlladimir Putin, ashtu edhe nga ai ukrainas, Vollodimir Zelenski, dhe dëshiron që konflikti të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur, tha Kerolin Levit, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë.

Uashington – SHBA-ja do të shpërndajë edhe një aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme, njoftoi zëdhënësi i Pentagonit, Shon Parnel, duke e theksuar nevojën e mbrojtjes së rutave tregtare në rajon. 

QËNDRONI TË LIDHUR