Gjashtë vende të BE-së kërkojnë inkuadrimin e përshpejtuar të Ukrainës në Union
- Gjashtë vendet baltike dhe skandinave kërkuan që Bashkimi Evropian të përgatit një biletë të qartë udhëtimi për integrimin e Ukrainës në bllok, duke shprehur shqetësim se Hungaria po tenton ta pengojë procesin, njoftoi Ukrinform.
- Post By Besnik Shuki
- 12:39, 19 mars, 2025

Bruksel, 19 mars 2025 (MIA) - Gjashtë vendet baltike dhe skandinave kërkuan që Bashkimi Evropian të përgatit një biletë të qartë udhëtimi për integrimin e Ukrainës në bllok, duke shprehur shqetësim se Hungaria po tenton ta pengojë procesin, njoftoi Ukrinform.
Siç njoftoi revista Politiko, duke iu referuar letrës së nënshkruar nga diplomatë të lartë nga Suedia, Finlanda, Danimarka, Letonia, Lituania dhe Estonia. këto vende e kanë riafirmuar "angazhimin e plotëfuqishëm dhe të palëkundur ndaj anëtarësimit të Ukrainës në BE".
"Është koha për vendime ambicioze dhe konkrete”, thuhet në letër, me të cilën i kërkohet Brukselit të ndërmarrë hapa vendimtarë në procesin e zgjerimit.
Edhe pse kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen deklaroi më parë se Ukraina mund të bëhet anëtare e BE-së deri në vitin 2030, iniciatorët e kësaj nisme po kërkojnë garanci se procesi nuk do të vonohet.
"Ukraina ka bërë përparim të rëndësishëm në reforma - tani është momenti për të mobilizuar të gjithë potencialin tonë dhe për ta ndihmuar ta përfundojë këtë proces" qëndron në letër.
Në dokument shprehet shqetësimi se kryeministri hungarez Viktor Orban vazhdon të kundërshtojë integrimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian dhe diplomatët nga Budapesti rregullisht bllokojnë përparimin në negociatat për përforcimin e institucioneve të Ukrainës dhe bashkëpunimin ekonomik. bsh/
Foto: Arkiv