• e premte, 25 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Mbështetje për Imamoglun nga kryebashkiaku i Athinës

Mbështetje për Imamoglun nga kryebashkiaku i Athinës

 Athinë, 19 mars 2025 (MIA) - Miku Ekrem, jemi me ju, ka shkruar në platformën Iks kryebashkiaku i Athinës, Haris Dukas, duke shprehur përkrahje për kryebashkiakun e Stambollit, Ekrem Imamoglu dhe duke komentuar se me shqetësim po i përcjellin zhvillimet dhe arrestimet, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

 Dukasi theksoi se "ky është episodi i fundit i një sërë akuzash që janë ngritur ndaj Imamoglut, e fundit prej të cilave ishte anulimi i diplomës së tij universitare,  që e përjashtoi nga gara për president të Turqisë".

 "Arrestimi i një kryebashkiaku të zgjedhur dhe zëvendësimi i tij me një kryebashkiak të emëruar është një goditje e rëndë për demokracinë", shkruan Dukasi.

 Foto: X/Haris Dukas - kryebashkiak i Athinës

 

QËNDRONI TË LIDHUR