• e martë, 25 qershor 2024

Gashi: Seanca e parë parlamentare do të jetë për ndryshimin e ligjeve sistematike për formimin e ministrive të reja

Gashi: Seanca e parë parlamentare do të jetë për ndryshimin e ligjeve sistematike për formimin e ministrive të reja

Shkup, 30 maj 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi njofton se në seancën e parë që do të caktojë, edhe para formimit të Qeverisë, do të gjenden ndryshimet e ligjeve sistematike për të mundësuar formimin e ligjeve të reja dhe transformimin e ministrive ekzistuese. Por në rend dite mund të jenë edhe ndryshimet që do të shmangin zgjedhjet e parakohshme për kryetarë të komunave.

"Tani jemi para sfidës që të kemi kryetarë komunash që do të zgjidhen për pesë, gjashtë muaj dhe pastaj për shtatë, tetë muaj do të ketë përsëri zgjedhje. Mendoj se është e gabuar dhe në kundërshtim me Kushtetutën që dikush të zgjidhet për një mandat katërvjeçar, dhe dikush të zgjidhet me të njëjtat vota në zgjedhje me mandat tetë muajsh. Mendojmë se është jokushtetuese dhe duhet korrigjuar me një ligj që do ta mundësojë", thotë Gashi në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Ndryshimet në këto ligje sistematike kërkojnë një shumicë prej dy të tretash.

Kryetarët e Gostivarit, Arben Taravari dhe Aerodromit, Timço Mucunski, janë ndër ata që përmendet se do të bëjnë kalim nga pushteti lokal në pushtetin ekzekutiv. Kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, është bërë deputet nga radhët e koalicionit të Frontit Evropian të udhëhequr nga BDI. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR