• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Gashi: Pa luftën kundër korrupsionit dhe heqjen e 20 përqindëshit për gjuhën shqipe, propozimi nuk është evropian

Gashi: Pa luftën kundër korrupsionit dhe heqjen e 20 përqindëshit për gjuhën shqipe, propozimi nuk është evropian

Shkup, 25 korrik 2023 (MIA) - Kryetari i Alternativës Afrim Gashi në seancën e sotme të Komisionit për Çështje Kushtetuese  ka deklaruar se mënyra se si është përgatitur propozimi për ndryshime kushtetuese dhe koha kur është propozuar nuk është evropiane. Sipas tij, një propozim "që ka frikë nga lufta kundër korrupsionit dhe ka frikë nga përdorimi i gjuhës shqipe nuk është në frymën evropiane".

"Inkuadrimi në BE është vetëm një gënjeshtër për ju. Ai që mendon për integrimin e shtetit në BE nuk sillet ashtu siç silleni ju -  të gjejmë ndonjë fajtor që të mos kalojnë ndryshimet kushtetuese, dhe ne të fitojmë zgjedhjet. Ky është slogani juaj, sepse ju nuk mendoni për vendin dhe të ardhmen e qytetarëve, por për të ardhmen e partive tuaja dhe për ju personalisht. Unë do të bëj një pyetje - Pse ky propozim vjen në këtë mënyrë? Pse është bërë në këtë mënyrë? Pse në këtë propozim për inkuadrim ndaj ndryshimit nuk është ndryshimi ynë për luftën kundër korrupsionit? Siç e dini, ne propozuam publikisht që statutet e korrupsionit të mos skadojnë, por Qeveria e miratoi propozimin pa propozimin tonë. Kush ka frikë nga parashikimi i rasteve të korrupsionit? Sa njerëz të tjerë si Sasho Mijalkov keni për të mbrojtur apo sa raste të tjera duhet të vjetërohen që ju të mbroni disa politikanë? Ndoshta doni të mbroni Ramiz Merkon në listën e zezë? Ju lutem më thoni kush ka frikë nga lufta kundër korrupsionit? A ka njerëz të tillë në këtë sallë? A nuk do të ishte Maqedonia e Veriut më evropiane me këtë ndryshim? Natyrisht, kështu, pra, do të ishte problem për një pjesë të tyre, por qytetarët tanë do të ishin më të qetë dhe politikanët do të mendoheshin dy herë para se të hynin në një zonë të kuqe", tha Gashi.

Ai ka theksuar edhe pse në këtë propozim nuk është përfshirë kërkesa për 20 për qind.

"Cila parti politike nuk dëshiron që gjuha shqipe të emërtohet njësoj me gjuhën maqedonase dhe të mos emërtohet në mënyrë diskriminuese? Pse atëherë nuk e përfshini këtë pjesë në ndryshimin e propozuar? A është gjuha shqipe më pak e rëndësishme se integrimi?, pyeti Gashi.

Gashi në fund të fjalës së tij theksoi se organet e tij partiake, të koordinuara me partitë tjera, do ta përcjellin diskutimin dhe do të presin përgjigjet e pyetjeve të tij. sa/

Foto: Printskrin nga video

QËNDRONI TË LIDHUR