• e shtunë, 22 shkurt 2025

Fondi i Efikasitetit Energjetik - shkëmbim i njohurive mes Maqedonisë dhe Kosovës

Fondi i Efikasitetit Energjetik - shkëmbim i njohurive mes Maqedonisë dhe Kosovës

Shkup, 21 janar 2025 (MIA) – Takim pune për efikasitet energjetik mes Maqedonisë dhe Kosovës u mbajt në Prishtinë, njoftoi Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale. 

Në takim Ministrinë e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale e përfaqëson Elena Ivanovska dhe Dimitar Parnarxhiev, ndërsa të pranishëm në takim ishin edhe drejtori i përgjithshëm dhe drejtorët operativë të Fondit për Efikasitet Energjetik, si dhe përfaqësues të Zyrës së Bankës Botërore në Maqedoni dhe Kosovë.

Qëllimi i takimit ishte shkëmbimi i përvojave dhe praktikave më të mira në funksionimin e fondeve për efikasitet energjetik, me theks të veçantë në përvojat e fondit në Kosovë – KFEE, të cilat do të mund të ndihmojnë në zbatimin e proceseve të punës të Fondit për Efikasitet Energjetik i cili formohet në Maqedoni. 

Përfaqësuesit e KFFE i prezantuan metodologjitë e tyre për punë, statusin dhe mënyrën e formimit të programeve me projekte dhe ndjekjen e tyre, mënyrat e financimit, kuadrit teknik dhe të gjitha aspekteve lidhur me operacionalizimin dhe funksionalizimin e fondit për efikasitet energjetik. Veçanërisht ishte theksuar se fondi i Kosovës – KFFE, i themeluar në janar të vitit 2019, me sukses zbaton masa për efikasitet energjetik në ndërtesa publike dhe banesore, me mbështetje nga Bashkimi Evropian dhe Banka Botërore. 

Ky fond në Maqedoni do të ketë rol kyç në financimin dhe zbatimin e projekteve për efikasitet energjetik në vend, duke kontribuuar drejt uljes së konsumit të energjisë dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor. 

Përfaqësuesit e Bankës Botërore e theksuan rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe shkëmbimit të përvojave në sferën e efikasitetit energjetik, duke theksuar se nismat e tilla janë me rëndësi thelbësore për zhvillimin e qëndrueshëm dhe progresin ekonomik të vendeve të rajonit, bëhet e ditur në kumtesën e Ministrisë së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale. fc/

Fotografia: Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale

QËNDRONI TË LIDHUR