Më ftohtë në Manastir, më shumë borë në Kodrën e Diellit
- Temperaturë më e ulët prej minus gjashtë gradë është matur mëngjesin e sotëm në Manastir, ndërsa më e larta prej 2 në Ohër.
- Post By Fami Bajrami
- 09:13, 21 janar, 2025

Shkup, 21 janar 2025 (MIA) - Temperaturë më e ulët prej minus gjashtë gradë është matur mëngjesin e sotëm në Manastir, ndërsa më e larta prej 2 në Ohër.
DPHM informon se -5 gradë janë matur në Prilep, -3 në Tetovë, Shtip, Vinicë dhe Kumanovë, -2 në Dibër, Kavadar dhe Kodra e Diellit, -1 në Shkup-Zajçev Rid, Kriva Pallankë, Demir Kapi, Strumicë, Berovë, Veles, Hanet e Mavrovës dhe Lazaropole, 0 në Shkup-Petrovec dhe Krushevë dhe një gradë në Pretor dhe Gjevgjeli.
Trashësia e mbulesës së borës arrin 46 centimetra në Kodër të Diellit, 42 në Hanet e Mavrovës, 22 në Krushevë, 17 në Manastir, 10 në Dibër, 9 në Tetovë, 7 në Demir Kapi, 6 në Shtip dhe Berovë dhe 5 në Lazaropole.
Paraditen e sotme në disa lugina do të ketë mjegull dhe vranësira të ulëta. Gjatë ditës do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të përkohshme të shiut dhe borës në zonat më të ulëta, ndërsa me reshje të borës në zonat më të larta dhe male. Reshjet do të jenë të dobëta, ndërsa në pjesët perëndimore me intensitet mesatar.
Temperaturat maksimale do të sillen nga 0 deri në 7 gradë Celsius.
Në Shkup mot me vranësira dhe me mjegull. Gjatë ditës do të ketë reshje të kohëpaskohshme të dobëta shiu, ndërsa në zonat më të larta të luginës reshje të përkohshme të shiu dhe borës. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 3 gradë.
Foto: arkivi i MIA-s