EMV Distribuimi: Normalizohet dërgesa e energjisë termike në Komunën Qendër
- EMV Distribuimi kumtoi se ekipet e tyre në orët e hershme të mëngjesit me sukses i kanë përfunduar të gjitha aktvitetet e parapara dhe, siç thonë, tejet të ndërlikuara për riparimin dhe mënjanimin e defektit në përçuesin magjistral A në komunën Qendër, që kalon përmes bulevardit Koço Racin, mes Vero Qendër dhe Pishinin olimpike.
- Post By Besnik Shuki
- 10:09, 21 janar, 2025

Shkup, 21 janar 2025 (MIA) - EMV Distribuimi kumtoi se ekipet e tyre në orët e hershme të mëngjesit me sukses i kanë përfunduar të gjitha aktvitetet e parapara dhe, siç thonë, tejet të ndërlikuara për riparimin dhe mënjanimin e defektit në përçuesin magjistral A në komunën Qendër, që kalon përmes bulevardit Koço Racin, mes Vero Qendër dhe Pishinin olimpike.
"Pas përfundimit të këtyre intervenimeve, në vijim janë aktivitete të mbushjes së tubave të ngrohjes, me çka dërgesa deri te konsumatorët, të cilët furnizohen nga ky përçues magjistral, normalizohet dhe sigurohet furnizim stabil dhe i pandërprerë për të gjithë konsumatorët në komunën qendër. Për informata shtesë, konsumatorët mund të paraqiten në Qendrën për kujdes të konsumatorëve në numrat e telefonit (02) 3076 200 dhe 075 400 100, qëndron në kumtesën e EMV-së Distribuimi. bsh/
Foto: MIA