• e enjte, 12 shtator 2024

Gashi për rastin në Aeroportin e Shkupit: Sigurimi im ka shkuar ta qetësojë situatën, nëse dikush i ka tejkaluar autorizimet, duhet të mbajë përgjegjësi

Gashi për rastin në Aeroportin e Shkupit: Sigurimi im ka shkuar ta qetësojë situatën, nëse dikush i ka tejkaluar autorizimet, duhet të mbajë përgjegjësi

Shkup, 2 gusht 2024 (MIA) - Unë nuk jam njeriu që mund të them saktësisht se çfarë ka ndodhur. Vetëm kam ndërhyrë për të qetësuar situatën, që të mos bëhet incident diplomatik dhe mendoj se gjithçka përfundoi siç duhej. Nëse dikush ka tejkaluar autorizimet e tij, me siguri duhet të mbajë përgjegjësi. Sigurimi im shkoi për të qetësuar situatën. Angazhimi im gjithmonë ka qenë dhe do të jetë që të qetësohemi, të bashkohemi dhe të punojmë së bashku për të gjithë qytetarët, tha sot kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, në pyetjen e gazetarit për rastin e mbrëmshëm në Aeroportin e Shkupit.

Ai pas fjalimit të tij para Kuvendit me rastin e Festës shtetërore Ilinden - 2 Gushti, duke e komentuar rastin në aeroport, tha se secili që i ka tejkaluar autorizimet, do të mbajë përgjegjësi, duhet të jemi objektivë dhe t'i respektojmë ligjet.

"E dini, për rastin ka pasur kumtesa. Unë vetëm kam ndërhyrë për të qetësuar situatën, që të mos bëhet incident diplomatik dhe mendoj se gjithçka përfundoi siç duhej. Nëse dikush ka tejkaluar autorizimet e tij, me siguri duhet të mbajë përgjegjësi. Ndryshe nuk ka kuptim shteti ligjor dhe drejtësia, nëse nuk jemi objektivë dhe nuk i respektojmë ligjet tona, protokollet dhe gjithçka që ne i miratojmë edhe si ligje edhe si akte tjera nënligjore dhe dispozita", shtoi Gashi.

I pyetur se me çfarë qëllimi sigurimi i tij ka pasur nevojë të shkojë në Aeroportin ndërkombëtar dhe të pengojë skandal diplomatik, Gashi u përgjigj se ka shkuar që ta qetësojë situatën.

"Angazhimi im gjithmonë ka qenë dhe do të jetë që të qetësohemi, të bashkohemi dhe të punojmë së bashku për të gjithë qytetarët", tha Gashi.

Në pyetjen nëse është dëgjuar me presidenten e Kosovës pas incidentit, Gashti tha se nuk është dëgjuar.

"Sot është 2 Gushti, ne flasim për Ilindenin dhe prap dëshironi të përqëndrohemi në ndonjë incident. Thash gjithçka që duhej thënë. Ka kumtesa edhe nga Kabineti im edhe nga MPJ-ja", tha Gashi. bsh/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR