• e enjte, 02 maj 2024

Gashi: Mushkëritë e qytetit nuk duhet t’ua lëmë t’i ngulfasin të paaftët

Gashi: Mushkëritë e qytetit nuk duhet t’ua lëmë t’i ngulfasin të paaftët

Shkup, 13 prill

Kreu i Alternativës, Afrim Gashi në shoqëri të kandidatit për President, Arben Taravari dhe liderëve të koalicionit VLEN, nga Parku i Sarajit ka apeluar për nevojën e investimeve dhe ruajtjen e hapësirave të gjelbra.

“Ruajtja e ambientitit e krijimi i mundësive për shfrytëzim më të madh të kësaj pjese bashkë me kanionin e Matkas e atraksionet tjera janë potencial i jashtëzakonshëm turistik”, ka thënë Gashi.

Kjo sipas tij duhet të jetë mision i qeverisjes dhe të mos vuajnë qytetarët nga paaftësia e udhëheqësve të institucioneve, të cilët nuk kanë fuqi e as ide qoftë edhe për t’i larguar mbeturinat.

“Më e pakta që mund të bëjmë është të ndryshojmë mënyrën si trajtohen të mirat që i kemi e që na janë besuar ti ruajm. Nuk ia vlenë të pritet për një vendim nga një institucion në tjetrin për të larguar mbeturinat nga Liqeni i Treskës. Ju nuk duhet të vuani paaftësinë e udhëheqësve, të cilët nuk krijojnë kushte për shfrytëzimin e hapësirave të gjelbra”, u është drejtuar ai para të pranishmëve.

Prandaj sipas Gashit ia vlen të bëhet ndryshimi dhe për këtë i ka ftuar qytetarët që ndryshimin ta bëjnë me votë. Ndryshimi ia VLEN!

Afrim Gashi - VLEN

______________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR