• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gashi: Arsyeja ngadhënjeu mbi paragjykimin dhe propagandën

Gashi: Arsyeja ngadhënjeu mbi paragjykimin dhe propagandën

Shkup, 4 shtator 2024 (MIA) - Pas mospranimit të interpelancës së parashtruar nga E Majta, kryetari i Kuvendit Afrim Gashi përmes publikimit të tij në Fejsbuk iu falënderua të gjithë deputetëve, të cilët mbrëmë ia dhanë përkrahjen.

Gashi në publikimin potencon se edhe një herë arsyeja ngadhënjeu mbi paragjykimin dhe propagandaën.

"I falënderoj të gjithë deputetët që sot morën pjesë në këtë interpelancë, që diskutuan e replikuan dhe ata që me votën e tyre të lirë dhe demokratike i dhanë përgjigje kësaj interpelance. I falënderoj nga zemra edhe të gjithë ata që sot e dhanë mbështetjen e tyre në çfarëdo forme. Vazhdojmë me përkushtimin e njëjtë ndaj detyrës!”, shkruan Gashi në Fejsbuk.

Kuvendi me 21 vota "për" dhe 72 "kundër", pa asnjë të abstenuar, mbrëmë nuk e pranoi interpelancën e krytearit të Kuvendit Afrim Gashi. Kundër interpelancës votuan deputetët nga shumica parlamentare të VMRO-DPMNE-së, Koalicioni Vlen dhe Lëvizja ZNAM - Për Maqedoninë tonë. Përkrahje dhanë iniciatorët E Majta dhe LSDM. bsh/

Foto: Fejbuk profili i Afrim Gashit

QËNDRONI TË LIDHUR