• e premte, 05 dhjetor 2025

Arrestohet shkupjanja e dyshuar për mashtrim në shitjen e një banese

Arrestohet shkupjanja e dyshuar për mashtrim në shitjen e një banese

 Shkup, 13 maj 2025 (MIA) - Mbrëmë në orën 21:00, policia në Aerodrom të Shkupit e privoi nga liria V.S.N. (55) nga Shkupi për shkak të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale "mashtrim" gjatë shitjes së një banese.

 Siç thuhet në kumtesën nga Ministria e Punëve Brendshme, një 34-vjeçar banor i Shkupit V.S.N. i ka paguar 172.732 denarë gjatë  lidhjes së marrëveshjes noteriale për ndërmjetësim në blerjen e një banese, por i dëmtuari më vonë mësoi se banesa tashmë i ishte shitur një personi tjetër, pas së cilës e kuptoi se ishte mashtruar.

 Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.

 Foto: Arkivi 

 

QËNDRONI TË LIDHUR