• e hënë, 23 dhjetor 2024

Gërkovska: Duhet të krijojmë parakushte ligjore që këtu të procedohen personat që janë vendosur në listën e zezë në vende të tjera

Gërkovska: Duhet të krijojmë parakushte ligjore që këtu të procedohen personat që janë vendosur në listën e zezë në vende të tjera

Shkup, 27 dhjetor 2023 (MIA)- Qeveria duhet të krijojë parakushte ligjore për ndjekjen penale të personave që janë futur në listën e zezë në vendet e tjera, në kuadër të sistemit të drejtësisë, tha sot zëvendëskryeministrja për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Gërkovska.

Në brifingun me gazetarët, duke përmbledhur punën e bërë në vitin e kaluar, Gërkovska gjithashtu informoi se në lidhje me Kodin e etikës, deri tani për 12 zyrtarë të përzgjedhur dhe të emëruar ka pasur vërejtje me shkrim për çështje të ndryshme. Te disa funksionarë, tha ajo, Kodi nuk ka asnjë efekt, kurse te disa vërehen ndryshime në sjelljen e tyre.

"Shumë porosi e keqe është të shihet se personat që janë në listë të zezë në shtete tjera, te ne sillen sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Prandaj duhet të ketë pasoja, në mënyrë ligjore, por kjo duhet të jetë nxitje për autoritetet hetimore dhe ato gjyqësore për të kryer punën e tyre në mënyrë më efikase. Mbështetja ndërkombëtare është gjithmonë e mirëseardhur, por detyrë e institucioneve vendase është përmes sistemit të drejtësisë që e gjithë procedura të ketë mbarim dhe të shihet se ka pasoja për ato që e kanë thyer ligjin", theksoi Gërkovska.

Ajo thekson se mediat, sektori qytetar dhe Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit janë partnerët kyç të cilët duhet të reagojnë dhe të tregojnë sjellje të tilla.

"Gjithmonë kemi vepruar ndaj Kodit në mënyrë të paanshme, pavarësisht se për kë bëhet fjalë. Ne kemi dëshmuar se Kodi i etikës është një formë presioni shtesë që duhet t'u kujtojë zyrtarëve se ata kanë një detyrim shtesë për të qenë shembull se si duhet të veprojë një zyrtar, sepse shembujt që ata japin në çdo nivel janë shembull për pjesën tjetër të shoqërisë. Ai sistem i normave etike dhe morale fillimisht duhet të vijë nga lart, pastaj të zbatohet në të gjitha pjesët e shoqërisë", tha Gërkovska.

Në brifing Gërkovska informoi se së shpejti pritet që Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës ta propozojë ligjin për punim të arkivist, draft i cili tashmë është përgatitur. Ligji parashikon funksionimin plotësisht elektronik të institucioneve për sa i përket dokumentacionit dhe ruajtjes digjitale të materialeve. Do të jetë ende e nevojshme, siç shpjegoi Gërkovska të bëhet e ashtuquajtura “kloud” e qeverisë, si “bek ap” për të gjitha dokumentet digjitale që do të kalojnë nëpër institucione.

"Me funksionimin e plotë elektronik të institucioneve do të eliminohet mundësia e manipulimit të numrave, pavarësisht nëse dokumenti është dorëzuar, i vërtetuar apo jo. Institucionet duhet të ushqejnë besimin tek qytetarët se nuk do të rrezikohen të dhënat e tyre, as që do të vihet në pikëpyetje cilësia e shërbimeve", nënvizon Gërkovska. ss/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR