• e mërkurë, 19 qershor 2024

Fushata e re reklamuese e Bajdenit me vlerë prej 50 milionë dollarëve është e drejtuar drejt gjykimit të Trampit për veprën penale

Fushata e re reklamuese e Bajdenit me vlerë prej 50 milionë dollarëve është e drejtuar drejt gjykimit të Trampit për veprën penale

Uashington, 18 qershor 2024 (MIA) - Shtabi parazgjedhore i presidentit amerikan Xho Bajden do të përqendrohet drejt gjykimit për vepër penale të kundërkandidatit republikan Donald Tramp në fushatën prej 50 milionë dollarëve para debatit të parë presidencial mes dy kandidatëve më 27 qershor.

Ky është një nga shpenzimet më të mëdha për reklamim të fushatës deri më tani dhe shënon ndryshim të madh në qasjen e Bajdenit drejt pranimit të fajit të Trampit në mëdyshjen e parë të presidentit që të marrë vendim për këtë çështje që të evitojë implikim në problemet juridike të presidentit të mëparshëm amerikan.

"Reputacioni është i rëndësishëm" është slogani i reklamës prej 30 sekondave, në të cilën thuhet se mes kriminelit të gjykuar që lufton për vete dhe presidentit që lufton për familjen tuaj!, duke bërë krahasime mes dy kandidatëve.

Videoja do të transmetohet në të gjitha shtetet kryesore, si dhe në ato ku republikanët dhe demokratët shkëmbyen vendet në zgjedhjet e fundit.

Më 30 maj, Tramp u shpall fajtor nga një porotë e Nju Jorkut për 34 akuza për falsifikimin e dokumenteve afariste.

"I pandershmi Xho Bajden dhe demokratët e përdorën sistemin e drejtësisë si një armë kundër presidentit Tramp dhe kjo reklamë e re dëshmon edhe një herë se gjyqi i rremë ka pasur gjithmonë qëllim të ndërhyjë në zgjedhje, por amerikanët mund ta kuptojnë atë", shkroi në rrjetet sociale zëdhënësi i fushatës së Trampit në rrjetin X.

Bajden dhe Tramp mbeten të barabartë në sondazhet më pak se pesë muaj para zgjedhjeve, por Tramp ka avantazhin në shtetet kryesore. mb/

Foto: Printskrin Jutjub

QËNDRONI TË LIDHUR