• e martë, 26 nëntor 2024

Podoljak: Marrëveshja midis Rusisë dhe Koresë së Veriut i anulon sanksionet kundër Phenianit

Podoljak: Marrëveshja midis Rusisë dhe Koresë së Veriut i anulon sanksionet kundër Phenianit

Kiev, 19 qershor 2024 (MIA) - Ndihmësi i presidentit të Ukrainës, Mihail Podoljak, sot deklarou se marrëveshja e partneritetit ndërmjet Rusisë dhe Koresë së Veriut shfuqizon të gjitha kufizimet e vendosura ndaj Phenianit nga bashkësia ndërkombëtare.

"Nënshkrimi i "partneritetit strategjik ushtarak" është një anulim i njëanshëm dhe i pacipë i të gjithë paketës së vendimeve ndërkombëtare, rezolutave dhe kufizimeve të vendosura ndaj (RPDK) Korea e Veriut", publikoi Podoljak në X.

Më herët sot, Rusia dhe Koreja e Veriut nënshkruan Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse për partneritet strategjik pas bisedimeve ndërmjet delegacioneve të dy vendeve me pjesëmarrjen e presidentit rus Vladimir Putin dhe atij të Koresë së Veriut Kim Xhong Un.

Kim theksoi se me përfundimin e një marrëveshjeje të re, Rusia dhe Koreja e Veriut i kanë ngritur marrëdhëniet e tyre në një nivel të ri të lartë.

Lideri rus më parë e quajti atë dokument themelor dhe theksoi se ai do të përfaqësojë bazën e marrëdhënieve midis Rusisë dhe Koresë së Veriut për shumë vite.

Putin mbërriti dje për një vizitë dy-ditore në Korenë e Veriut, të cilën e vizitoi për herë të fundit në vitin 2000. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR