• e hënë, 23 dhjetor 2024

Putin dhe Kim Xhong-un u dakoroduan për një pakt ushtarak

Putin dhe Kim Xhong-un u dakoroduan për një pakt ushtarak

Phenian, 19 qershor 2024 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi sot një marrëveshje me diktatorin e Koresë së Veriut, Kim Xhong-un, e cila përfshin një premtim për mbrojtjen e ndërsjellë, që është një nga lëvizjet më të rëndësishme të Rusisë në Azi në vitet e fundit.

Putin tha se Rusia dhe Koreja e Veriut i kanë çuar marrëdhëniet ndërshtetërore në një "nivel të ri", duke u zotuar se do të ndihmonin njëri-tjetrin nëse secili komb sulmohej në  partneritetin e ri të shpallur gjatë vizitës së presidentit rus në vend.

Putin bëri vizitën e tij të parë në Korenë e Veriut pas 24 viteve, të dy liderët nënshkruan një partneritet të ri strategjik.

“Marrëveshja gjithëpërfshirëse e partneritetit e nënshkruar sot përfshin, ndër të tjera, ofrimin e ndihmës reciproke në rast agresioni kundër njërës prej palëve në këtë marrëveshje”, tha Putin pas takimit.

Ai tha se marrëveshja mbulon "sferën politike, tregtinë, investimet, kulturore si dhe sferën e sigurisë", duke e quajtur paktin "një dokument revolucionar që simbolizon bashkimin", transmeton Si-En-En.

Putin tha se stërvitjet e përbashkëta në të cilat merrë pjesë SHBA-ja, Korea e Jugut dhe Japonia ishin "armiqësore" ndaj Koresë së Veriut, duke e përshkruar politikën e SHBA si "konfrontuese". Ndërkohë, Kim e quajti aleancën e re "një pikë kthese në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe".

Koreja e Veriut "shpreh mbështetjen dhe solidaritetin e plotë me qeverinë, ushtrinë dhe popullin rus në kryerjen e një operacioni të posaçëm ushtarak në Ukrainë për të mbrojtur sovranitetin, interesat e sigurisë, si dhe integritetin territorial", i tha Kim Putinit ndër të tjera. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR