Lideri i Hezbollahut në një fjalim televiziv e kërcënoi Izraelin dhe Qipron
- Lideri i grupit shiit libanez Hezbollah, Hasan Nasralla, sot u kërcënua se lëvizja e tij do të luftojë "pa rregulla" dhe "pa kufi të sipërm" nëse shpërthen një konflikt më i gjerë ushtarak me Izraelin dhe se në Izrael nuk do të ketë asnjë vend të mbrojtur nga sulmet e Hezbollahut.

Bejrut, 19 qershor 2024 (MIA) - Lideri i grupit shiit libanez Hezbollah, Hasan Nasralla, sot u kërcënua se lëvizja e tij do të luftojë "pa rregulla" dhe "pa kufi të sipërm" nëse shpërthen një konflikt më i gjerë ushtarak me Izraelin dhe se në Izrael nuk do të ketë asnjë vend të mbrojtur nga sulmet e Hezbollahut.
Në fjalimin televiziv, Nasralla tha gjithashtu se kjo përfshin objektiva të mundshëm në Mesdhe.
Lideri i Hezbollahut, gjithashtu, për herë të parë e kërcënoi edhe Qipron, duke thënë se grupi mund ta konsiderojë atë "pjesë të luftës" nëse vazhdon të lejojë Izraelin të përdorë aeroportet dhe bazat e tij për stërvitje ushtarake. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s