• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shtëpia e Bardhë: Nuk e kemi shtyrë takimin me përfaqësuesit izraelit pas deklaratës së Netanjahut

Shtëpia e Bardhë: Nuk e kemi shtyrë takimin me përfaqësuesit izraelit pas deklaratës së Netanjahut

Uashington, 19 qershor 2024 (MIA) - Shtëpia e Bardhë ka demantuar raportin se ka anuluar një takim të nivelit të lartë me zyrtarët izraelitë në shenjë proteste për shkak pretendimit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu se Uashingtoni po ndalon furnizimin e armëve në Izrael.

"Siç theksuam në brifingun e djeshëm, nuk e kemi idenë se për çfarë po flet kryeministri, por kjo nuk është arsye për t'u shtyrë takimi", deklaroi një përfaqësues zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për "Tajms of Izrael".

Ai tha se po punonin për të gjetur kohë për të caktuar takimin e radhës, por se ende nuk i kishin finalizuar plotësisht detajet, kështu që asgjë nuk është anuluar. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR